Nuk është Ronaldo, në Bernabeu mungojnë tifozët

Futboll

Nuk është Ronaldo, në Bernabeu mungojnë tifozët

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 11:25
Real Madrid

Një numër relativisht i ulët i tifozëve e kanë qenë të pranishëm mbrëmë në ndeshjen e parë të Real Madridit në La Liga.

Real Madridi e nisi me këmbë të mbarë edicionin e ri të La Ligas duke e mposhtur 2-0 rivalin e qytetit Getafe, shkruan KosovaPress.

Ajo që mund të shqetësojë më shumë drejtuesit e klubit madrilen janë tifozët, të cilët erdhën në numër shumë të vogël për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës.

Në fakt ky është numri më i vogël i tifozëve të pranishëm në një ndeshje të Realit si vendas në 10 vitet e fundit, që përkon me periudhën para se në skuadër të vinte Cristiano Ronaldo, i cili këtë verë u largua nga “Los Blancos”.

Vetëm 48.466 tifozë kanë qenë mbrëmë në Bernabeu, stadium ky që ka kapacitet prej 81.000 ulësesh./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat