PSG-ja 325 milionë euro për të transferuar dyshen e Barçës

Futboll

PSG-ja 325 milionë euro për të transferuar dyshen e Barçës

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 13:59
Barcelona

Paris Saint-Germaini është gati për të bërë çmendurinë e fundit në merkato.

Sipas mediave iberike, PSG kërkon të nënshkruajë me dyshen e Barcelonës, Ivan Rakiticit dhe Sergio Busquetsit, shkruan “Goal”.

Busquets ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh, ndërsa mesfushori kroat, 125 milionë euro.

Në total sipas “Sport” pritet që PSG-ja të shpenzojë plot 325 milionë euro për të afruar në skuadër dy superlojtarë.

Duket shumë e vështirë për të ndodhur kjo, pasi klubi francez duhet të ketë kujdes që të mos shpenzojë shumë për shkak të  rregullave të UEFA-s për Financial-Fair play.

Me Adrien Rabiotin, i cili nuk dëshiron që ta vazhdojë kontratën me PSG-në, skuadra e Tuchelit ka filluar menjëherë kërkimet për një zëvendësues të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat