De Rossi, i pari që shkel rregullat e reja të Serie A… - Bota Sot
De Rossi, i pari që shkel rregullat e reja të Serie A…

Futboll

De Rossi, i pari që shkel rregullat e reja të Serie A…

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:18
De Rossi u bë i pari që e mohoi këtë rregull dhe luaji me një shirit të kuq, atë që preferon vetë, dhe nuk vuri shiritin e dhënë nga Liga e Futbollit.

Daniele De Rossi do të gjobitet nga Komisioni i Disiplinës së Ligës Italiane të Futbollit, si pasojë e shiritit, që ka mbajtur në ndeshjen kundër Torino, ku Roma e tij fitoi 1-0.

Drejtuesit e Serie A kanë vendosur që të gjithë kapitenët, gjatë këtij sezoni, do të kenë një shirit të ngjashëm, ku është edhe logo e kampionatit italian.

De Rossi u bë i pari që e mohoi këtë rregull dhe luaji me një shirit të kuq, atë që preferon vetë, dhe nuk vuri shiritin e dhënë nga Liga e Futbollit.

Nuk dihet përse mesfushori i Roma e ka bërë këtë veprim, megjithatë shumë shpejt do të merren masa ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...