Ky është objektivi i Juves

Futboll

Ky është objektivi i Juves

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 17:37
Wojciech Szczesny

Pas javës së parë, ku Juventus arriti një fitore më të vuajtur sesa parashikohet, flet Wojciech Szczesny. Tema e parë nuk mund të mos jetë debutimi i shumëpritur i CR7: “Cristiano është një futbollist i madh dhe i ka shtuar shumë vlera ekipit tonë. Për fat të keq nuk shënoi në ndeshjen e parë kundër Chievo, por jam i sigurt se do ta gjejë golin shumë shpejt.”

Numri 1 i bardhezinjëve nuk ka dyshime as për përgjegjësinë që i jep vendi i titullarit që për dy dekada la qenë i Buffon: “Për të luajtur mirë në Champions, duhet të bëjmë edhe një punë të mirë në kampionat, kështu fitohet besimi. Unë kam besim te vetja.”

I pyetur se cili është objektivi kryesor, Szczesny tha: “Champions League është synimi ynë kryesor. Gjithsesi, fjalën e fundit e ka fusha".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat