Valencia ia tregon çmimin Real Madridit për Rodrigo Morenon

Futboll

Valencia ia tregon çmimin Real Madridit për Rodrigo Morenon

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 21:32
Rodrigo Moreno

Kur kanë mbetur edhe disa ditë deri në mbyllje të afatit kalimtar në Spanja, Real Madridi është duke punuar për një sulmues.

Rodrigo Moreno mbete zgjedhja e parë, por drejtori sportiv i Valencias, Mateu Alemany, ia ka zbuluar mbretërve çmimin e tij.

Sipas tij ai kushton hiq më pak se 120 milionë euro, aq sa e ka klauzolën.

“Nuk jam kontaktuar nga ata (Real Madrid)”.

“Nëse ata i ofrojnë 120 milionë euro, nuk kemi çfarë të bëjmë, por Rodrigo duket shumë i lumtur dhe i motivuar këtu”.

“Rodrigo është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ne dhe ne duam që ai të qëndrojë”, ka thënë Alemany për BeIn Sport.

Rodrigo është brazilian por luan me Spanjën, ndërsa karrierën e ka filluar te Real Madridi u ka luajtur për skuadrën B dhe C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat