Leo Messi bëhet lideri i 20 kapitenëve në La Liga

Futboll

Leo Messi bëhet lideri i 20 kapitenëve në La Liga

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:16
Lionel Messi

Lionel Messi është në krye të një liste me 20 kapitenë skuadrash në La Liga që po përpiqen të luftojnë kundër zhvillimit të një ndeshje të kampionatit spanjoll në SHBA.

Vitin e kaluar, drejtuesit e La Liga, kanë arritur një marrëveshje 15-vjeçare me grupin e biznesit “Relevant”, për të luajtur të paktën një ndeshje përtej Atlantikut, në SHBA ose Kanada.

“Relevant” është firma që ka krijuar International Champions Cup, veprimtaria më e rëndësishme e futbollit miqësor të verës.

Por kapiteni i Barcelonës, ashtu si 19 kapitenë të tjerë të ekipeve në La Liga, mes të cilëve Sergio Ramos i Real Madrid, kanë firmosur një dokument që i drejtohet Shoqatës së Futbollistëve Spanjë, e cila nëpërmjet presidentit David Aganzo do të zhvillojë një takim me presidentin e La Liga, Javier Tebas, ku do t’i paraqesë kërkesën e lojtarëve profesionistë të kampionatit spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat