Ronaldo: Ja kush do ta fitojë Champions Leaguen

Futboll

Ronaldo: Ja kush do ta fitojë Champions Leaguen

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:33
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo thotë se iu bashkua Juventusit për të fituar Champions Leaguen.

Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin," tha fillimisht ai.

"Ne do të përqendrohemi në Champions por pa harruar ligën dhe Kupën e Italisë. Ne do të bëjmë progres hap pas hapi dhe më pas do të shohim kur do ta fitojmë: këtë vit, vitin e ardhshëm apo pas 3 vitesh”, vijoi ai.

“Sigurisht që objektivi kryesor është liga dhe Kupa. Natyrisht do të bëjmë më të mirën në Champions”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Ronaldo është 5 herë fituesi i Champions Leagues ku ka triumfuar 1 herë me United dhe 4 herë të tjera me Real Madridin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat