Lë Gjermaninë për Shqipërinë

Futboll

Lë Gjermaninë për Shqipërinë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 11:23
Fisnik Asllani

Kombëtarja e Shqipërisë U-17, ka marrë një përforcim me vlera. Sulmuesi 16-vjeçar, Fisnik Asllani, që më parë ka luajtur edhe për ekipet e moshave të Gjermanisë, është thirrur nga trajneri Mustedanagiç, për miqësoret që 17-vjeçarët do të luajnë ndaj Kosovës, në muajin shtator.

Asllani, me origjinë nga Kosova, luan në sulm, dhe është pjesë e akademisë së Union Berlinit. Lista e plotë nuk është bërë ende publike, por trajneri mendohet se do të provojë shumë lojtarë të rinj, me perspektivë për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat