Lewandowski: Dëshiroja të largohesha, ja arsyet

Futboll

Lewandowski: Dëshiroja të largohesha, ja arsyet

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 11:38
Robert Lewandowsk

Sezonin e shkuar Robert Lewandowski flirtoi hapur me mundësinë e largimit nga Bayern-i i Mynihut.

Tani sulmuesi për herë të parë flet mbi arsyet që e bënë të mendonte lamtumirën.

“Në prill apo maj thuajse të gjithë më kritikonin dhe më dukej se nuk kisha mbrojtje nga klubi, u ndjeva i vetmuar. Nuk shënova në 2-3 ndeshje të rëndësishme dhe papritur të gjithë më sulmuan, ndërsa nuk pashë askënd të më qëndronte pranë dhe asnjë nga drejtuesit e lartë nuk më doli në mbrojtje“, rrëfehet Lewandowski në një intervistë për Sport Bild, duke kritikuar hapur krerët e klubit, duke nisur nga Hoeness e Rummenigge, apo Salihamidzic.

Duket se kjo ka qenë arsyeja pse Lewandowski punësoi këshilltarin e tij Pini Zahavi, për të gjetur një klub të ri.

“Në atë moment nuk ndihesha mirë, më dukej sikur askush nuk më vlerësonte në Mynih dhe për këtë arsye mendova lamtumirën“, shton sulmuesi polak, i cili gjithsesi tashmë është i qetë dhe garanton besnikëri ndaj Bayern-it.

“Jam kthyer te Bayern-i pa asnjë keqardhje, është një vendim i marrë me zemër dhe kam vënë re që tifozët më kanë mbështetur, më duan ende. Nuk do ta kërkoj kurrë largimin me forcë, nuk do t’i krijoj probleme klubit dhe nuk do të harxhoj kohë duke menduar për largim nga Gjermania“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat