Përballë ka shqiptarin, Ronaldo do golin e parë

Futboll

Përballë ka shqiptarin, Ronaldo do golin e parë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 11:40
Përballë ka shqiptarin, Ronaldo do golin e parë

Sezonin e kaluar, Thomas Strakosha merrte vëmendjen e të gjithëve, teksa me penalltinë e tij të pritur ndaj Dybalas, në ndeshjen e 14 tetorit 2017, Juventus-Lazio, ia dilte të mbronte rezultatin 2:1, dhe t’i jepte Lazios fitoren e parë 15 vitesh në Torino.

Tashmë, Strakosha përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme ndaj Juves, këtë herë me një kundërshtar më shumë, akoma më të fortë, i cili quhet Cristiano Ronaldo. “Predhat” e portugezit do të jenë një rrezik më shumë për Strakoshën, dhe shqiptari ka filluar të studiojë taktikat e tij, me CR7 që do të kërkojë edhe golin e parë në Serie A, pasi nuk ia doli në transfertën ndaj Veronës. Me 25 gusht në orën 18.00 takohen Juventus-Lazio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat