Florenzi ‘provokohet’ me një pyetje qesharake për ardhjen e CR7 në Itali

Futboll

Florenzi ‘provokohet’ me një pyetje qesharake për ardhjen e CR7 në Itali

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 13:14
Rolando- Florenzi

Ylli i Romës, Alessandro Florenzi i është bërë një pyetje qesharake rreth ardhjes së Cristiano Ronaldos në Itali.

Roma e filloi sezonin e ri në Serie A me një fitore, 1-0 ndaj Torinos dhe pas ndeshjes, gazetarët morën në intervistë Florenzin.

24-vjeçari është pyetur nëse emocionohet të ulet para TV-s dhe ta shikojë Cristianon duke luajtur.

Përgjigjja e tij ishte:”Gjëra të tjera në jetë më emocionojnë mua”

Transferimi i CR7 i kushtoi Juventusit rreth 90 milionë funte, duke u larguar pas nëntë vitesh në Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat