Miq apo armiq ose dashuria e fikur sportive mes ballistit dhe Selmanit!?

Futboll

Miq apo armiq ose dashuria e fikur sportive mes ballistit dhe Selmanit!?

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2018 Në ora: 14:25
Selmani, Hoti e Mërkoja

Hiq më larg se para 26 viteve ishin së bashku Sejdi Mërkoja, i njohur si ballisti dhe Skënder Selmani. Mërkoja ka qenë sekretari i parë i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (1991-1994), ndërsa Selmani, ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-94, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta, një kohë kishte kërkuar nga Mërkoja ta thotë vetëm të vërtetën dhe mos ta shtrembërojë historinë që e nisën së bashku rrugëtimin në pavarësimin e futbollit të Kosovës.

Para pak ditëve, te lokali i pensionistëve, u takuan ballisti e Selmani dhe me gjithë që kishin pasur përplasje muajve të kaluara sidomos kur Selmani kishte sulmuar rreptë me një deklaratë Mërkojën, prapëseprapë shokët apo miqtë e vjetër, u ulen në një tavolinë edhe pse shumëkush i konsideron që tani si armiq mes vete apo si një dashuri e fikur në aspektin sportiv, diçka folën. Aty ishte i pranishëm edhe Refik Hoti, një veprim i shquar që dha shumë për futbollin e Kosovës, ish kryetar i Klubit të futbollit Elektroekonomia nga Kastrioti. Askush nuk e di se çfarë biseduan, por një dihet: Selmani sigurisht i ka kërkuar ballistit që ta tregoj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën sepse Sejdi Mërkoja e ka gjithë materialin e historisë së futbollit dhe vetëm ai mund ta jep në detaje se cila është e vërteta e asaj kohe! 

Selmani dhe Mërkoja në vitet e pavarësimit, në vitet e 90-ta ishin së bashku, por duket se dashuria sportive mes tyre nuk është e nxehtë sikur në vitet e 90-ta ani se ulen e kuvendojnë dhe nuk mbajnë inati mes vete.  Merret vesh se Mërkoja shumë shpejt mund ta nxjerrë librin me fakte të forta, edhe pse asnjëherë nuk e ka thënë publikisht. Por nëse në fakt ballisti del me një libër, mund të zbardh shumë gjëra! Mbetet të shihet se do të dalë apo jo ballisti me librin sepse ka shumë për të treguar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat