Kukësi “blindon” prapavijën

Futboll

Kukësi “blindon” prapavijën

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 14:33
Kukësi “blindon” prapavijën

Siç “Panorama Sport” e kishte lajmëruar, Gëzim Krasniqi do të jetë lojtari më i ri i Kukësit. Mbrojtësi, që më parë është aktivizuar edhe në radhët e Partizanit, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me kuksianët.

I prezantuar edhe nga drejtori Nexhipi, Krasniqi cilësohet si një afrim i goditur në repartin e prapavijës, dhe një garanci më shumë për trajnerin Cungu. 28-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Flamurtarit, ndërkohë që me Partizanin ka zhvilluar 89 ndeshje. Sezonin e kaluar, ai ishte pjesë e Rabotniçkit në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat