Edhe një shqiptar i Kosovës pjesë e kombëtares së Zvicrës

Futboll

Edhe një shqiptar i Kosovës pjesë e kombëtares së Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2018 Në ora: 14:49
Albian Ajeti

Kombëtarja e Zvicrës do t’i zhvillojë dy ndeshje, në kuadër të Ligës së Kombeve. Me 8 shtator në St. Gallen e presin Islandën, ndërsa me 11 shtator udhëtojnë në Leicester ku ndeshen me Anglinë. 

Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Vlladimir Petkoviç, do të ftojë më të mirët, por në listën e përkohshme është edhe një shqiptar nga Kosova, Albian Ajeti, shënuesi më i mirë për edicionin e kaluar në elitën e futbollit  zviceran.

Për ndeshjen e parë në UEFA Ligën e Kombeve, Petkoviç ka disa emra të rinj. Përveç katër lojtarëve të rinj, mes tyre është edhe  Albian Ajeti (Baseli), shkruan mes të tjera “Blick”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat