Ceferin rikandidon për president të UEFA-s

Futboll

Ceferin rikandidon për president të UEFA-s

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:21
Aleksander Ceferin

Slloveni kërkon edhe një mandat në krye të institucionit më të lartë të futbollit evropian.

Zgjedhjet e reja të UEFA-s do të mbahen më 9 Shkurt të vitit 2019 në Romë, ndërsa tanimë është konfirmuar edhe kandidati i parë zyrtar.

Bëhet fjalë për drejtuesin aktual të këtij institucioni, Aleksander Ceferin, i cili u propozua nga atdheu i tij, Sllovenia, federatën e të cilës pati drejtuar para se të vinte në krye të UEFA-s, shkruan KosovaPress.

Federata sllovene ka njoftuar se ka dorëzuar propozimin për Ceferin, kandidaturë të cilën e mbështesin deri tani edhe 8 federata të UEFA-s, përfshi Norvegjinë, Danimarkën, Finlandën, Ishujt Faro, Italinë, Suedinë, Islandën dhe Irlandën.

Sipas rregullave të UEFA-s, çdo person që ka ambicie për të kandiduar duhet të propozohet nga të paktën tre shtete anëtare, dhe ka afat deri më datë 7 Nëntor për ta bërë këtë.

Ceferin është president i UEFA-s që nga shtatori i vitit 2016, ku pasoi francezin Michel Platini.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat