Ylli i Chelseas u vetëofrua

Futboll

Ylli i Chelseas u vetëofrua

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:22
Eden Hazard

Real Madrid ka qënë lidhur fortë pas yllit së Chelseas, Eden Hazard por ky transferim nuk u realizua kurrë pavarësisht tentëtivave dhe ofertave te Real Madrid. 

Por së fundmi raportohet se një lojtarë i Chelseas është vetëofruar te Reali por këta të fundit nuk e kanë pranuar. 

Bëhet fjalë për brazilianin Willian, ku sipas “El Transistor”, konfirmohet se Real Madridi kishte marrë telefonatë nga agjenti i Willianit ditë më parë, ku u tregonte dëshirën e Willian për të kaluar në Madrid. 

Sipas fjalëve të gazetarit David Alonso, Real Madridi në mënyrë shumë të sjellshme i ishte përgjigjur agjentit të Willianit: “Faleminderit, por ai nuk është futbollist i tipit që ne jemi duke e kërkuar momentalisht”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat