Mustafi nuk shqetësohet për rezultatet e dobëta!

Futboll

Mustafi nuk shqetësohet për rezultatet e dobëta!

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 17:02
Mustafi nuk shqetësohet për rezultatet e dobëta!

Skuadra e Arsenalit nga Londra nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e para dhe për këtë gjë shumë e kanë vënë në dyshim punën e trajnerit Unai Emery. Megjithatë për mbrojtësin shqiptar,  Shkodran Mustafi, kjo nuk është një gjë shqetësuese. Madje ai e vlerëson pozitivisht punën e Unai Emeryt.

“Konkurrenca është diçka që të çon në një tjetër nivel, pasi e di që një javë mund të luash e një javë tjetër jo, kjo mund të marr pak nga cilësia”, deklaroi Mustafi. Më pas ai ka vazhduar duke thënë: “Por duke e ditur që ke dikë që qëndron në këmbët e tua, ti je vazhdimisht në kërkim të më të mirës çdo javë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat