Qëndroi te Bayerni, Lewandowski zbulon shkakun pse kërkoi largimin

Futboll

Qëndroi te Bayerni, Lewandowski zbulon shkakun pse kërkoi largimin

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 18:30
Robert Lewandowski

Pas kërkesave të vazhdueshme dhe presionit të agjentit për të lejuar Robert Lewandowskin të largohej, futbollisti polak duket se ka rigjetur qetësinë te Bayern Munchen.

Kampionët e Gjermanisë e kishin cilësuar gjithmonë të pashitshëm lojtarin kryesor në sulm, por vetëm tani, protagonisti rrëfeu pse mendoi të provonte diçka larg Bavarisë.

“Mes muajve prill dhe maj, të gjithë më sulmonin dhe nuk ndieva asnjëherë mbrojtjen e klubit. Nuk kam shënuar në dy ose 3 ndeshje të rëndësishme, e papritur të gjithë flasin për mua. Në këto momente nuk ndieva mbrojtjen e Bayernit”, tha sulmuesi polak.

Robert Lewandowski luan prej 4 vitesh me Bayern Munchen, pas periudhës së artë te Borussia e Dortmundit. Por, në sesionin e fundit të merkatos provoi jo pak herë të diktonte rrugën e tij drejt Madridit.

“Nuk pashë të më mbronte askush në një periudhë të errët, e vendimi për të kërkuar një klub tjetër ishte i rakorduar me menaxherin tim, pasi nuk ndihesha aspak mirë. Më dukej sikur në 4 vite në Mynih nuk më njihnin asnjë meritë. Tani zemrën e kam sërish këtu, tifozët më besojnë dhe nuk do të luftoj më me klubin”, tha Lewandowski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat