Drita përforcohet me një brazilian

Futboll

Drita përforcohet me një brazilian

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 19:10
Ricardo Verza De Souza

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, nuk ndalet, përforcohet me një futbollist brazilian. “Zyrtarisht pjesë e klubit tonë do të jetë lojtari nga Brazili, Ricardo Verza De Souza. Verza është qendërsulmues. Tek ne qëndron një (1) vit në formë huazimi nga skuadra braziliane Goias EC në Serie B. Tani klubi ynë është më kompletuar dhe i gatshëm për këtë kampionat shumë të fortë dhe me kundërshtarë mirë të përforcuar! Ne do të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë në vazhdimësi lojën tonë”, bëhet e ditur nga Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat