Bacca: Gattuso me dëshironte në Milan

Futboll

Bacca: Gattuso me dëshironte në Milan

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 22:18
Carlos Bacca

Carlos Bacca insiston që trajneri Gennaro Gattuso dhe drejtori Leonardo “dëshuruan që ai të qëndrojë në Milan, por ai kishte vendosur” që të kalonte në Villarreal

Sulmuesi kaloi sezonin e fundit i huazuar në Villarreal dhe me në fund bëri lëvizjen e tij përmanente duke u shkëmbyer me Samu Castillejo.

“Që nga fillimi i stërvitjeve për Botëror, e kam pasur këtë dëshirë që të riktheheëm te vendi që unë e konsideroj shtëpia e ime”, tha kolumbiani në konferencën e tij për shtyp.

“Kam pasur shumë oferta nga klube të cilët janë në Ligën e Kampionëve, por Villarreal është familja çfarë e dua unë. Me në fund kam gjetur nivelin tim në këtë klub, derisa fëmijët e mijë dëshiruan që unë të mbes në Spanjë, madje ata do të rrinin edhe nëse do të mbetesha në Milan”.

Pavarësisht se të gjithë prisnin largimin e Baccas, ai ka insistuar se Milan dëshironin ta mbanin në San Siro.

“Mund të rrija në Milan, por tashmë e kisha bërë zgjidhjen. Gattuso dhe Leonardo dëshironin që unë të rrija, trajneri me tha se dëshironte të punonte me mua, ai me konsideronte mua pjesë të skuadrës se tij dhe ishte kundër largimit tim”.

“Ai me bëri të ndihem i veçantë, por vendimi për t’u larguar tashmë ishte bërë. Mund të them se Milan është duke i vënë gjërat në vijë, ata tani kanë një trajner që ti thotë gjërat në fytyrë dhe të tregon se si mund të fitohet ndeshja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat