Mesfushori i Barcelonës do të huazohet te Betis, mungon vetëm firma…

Futboll

Mesfushori i Barcelonës do të huazohet te Betis, mungon vetëm firma…

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 22:32
Barcelona

“Barcelona është shumë pranë marrëveshjes me Betis për shitjen e Rafinha,” – kjo shkruhet në gazetën katalanase “Sport”, që e jep të sigurt transferimin e ish-interistit, me zyrtarizimin që pritet të ndodhë në orët e ardhshme.

Rafinha do të shitet në formën e huazimit për 1.5 milionë euro, me 500 mijë euro të tjera që do të jepen në rast të fitores së një trofeu apo në rast kualifikimi për edicionin e ardhshëm të Champions League. Klubi andaluzian do të paguajë totalisht pagën e futbollistit.

Por është shifrat e blerjes përfundimtare në verën e ardhshme, ajo që habit. Pasi i kërkoi Inter 35 milionë euro plus bonuse, tani Barcelona mjaftohet me 25 milionë euro, nëse Betis dëshiron të mbyllë blerjen e brazilianit.

Pavarësisht nga gjashtë muajt e mirë të kaluara në Serie A dhe fazës përgatitore shumë të mirë me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat