Shkupi dhe Renova eliminohen nga Kupa e Maqedonisë

Futboll

Shkupi dhe Renova eliminohen nga Kupa e Maqedonisë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 23:04
Shkupi dhe Renova eliminohen nga Kupa e Maqedonisë

Raundi i parë i kupës së Maqedonisë, në futboll është mbyll me dy surpriza të mëdha. Shkupi dhe Renova nga LPFM, janë eliminuar nga Kit Go dhe Tikveshit, duke siguruar një arritje historike për këto dy skuadra modeste.

Amatorët e Kit GO që luajnë në Ligën e Dytë të Maqedonisë me rezultatin 2:0 e mundën Shkupin edhe pse nga minuta e 22 e ndeshjes luajtën me një futbollist më pak në fushë.

Befasia e 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë ndodhi në Kavadar, ku skuadra e Tikveshit me rezultatin 2:1 e mundi Renovën.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera nuk pati surpriza, pasi kaloi për në 1/8 e finales Vardar,Akademia Pandev, Bellasica, Sileksi, Rabotnicki, të gjitha skuadra nga LPFM-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat