Çfarë po ndodh me Mbappen?

Futboll

Çfarë po ndodh me Mbappen?

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 23:34
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe pas paraqitjeve së mrekullueshme në Botëror, gjithashtu me klubin e tij, PSG, është kthyer në një nga futbollistët më të kërkuar të momentit.

Francezi te PSG erdhi nga klubi i Monacos pas një marrëveshjeje huazimi me të drejtë blerjeje për 180 milionë euro.

Kjo marrëveshje parashikon që PSG ta paguajë këtë shumë të majme deri më 27 gusht ose ndryshe do të detyrohet të heqë dorë nga kampioni i botës me Francën, shkruan “Sportmediaset”.

Por sipas medieve në Francë, PSG po përballet me problemin e “fair play financiar” që ia bën gati të pamundur pagesën prej 180 milionë euro të Mbappes.

Këtë situatë po e monitoron me kujdes Reali i Madridit, që është gati të përfitojë dhe të marrë sulmuesin në kryeqytetin spanjoll, për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon e larguar këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat