Vinicius ka nevojë për kohë te Reali

Futboll

Vinicius ka nevojë për kohë te Reali

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 06:46
Vinicius Junior

Ylli i ri i Real Madridit, Vinicius Junior ka nevojë që të mbahetet i qetë dhe të punojë për t’u përshtatur me stilin e lojës.

Futbollisti 18 vjeçar shkëlqeu me Realin në përgatitjet parasezonle, por Savio beson se Vinicius Junior ka shumë punë për t’u ngritur në skuadër.

“Unë e kuptoj situatën dhe dëshirën e Vinicius për të luajtur sa më shpejt”.

“Është normale për tifozët e Real Madridit që duan ta shohin atë në fushë, por e di se nuk është lehtë”.

“Ata kanë skuadër të cilësisë së lartë me lojtarë të rinj që kanë pozitën e njëjtë”.

“Në SHBA Ai luajti mirë, por ai duhet të jetë i qetë, shumë i qetë dhe të punojë shumë. Ai duhet të përshtatet me stilin e Real Madridit, me stilin e ekipit spanjoll dhe lojën në Evropë. Ai duhet që të përmirësojë aftësitë e tij teknike dhe taktike”, u shpreh Savio.

Savio beson se Julen Lopetegui do të integrojë gradualisht yllin e ri brazilian në skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat