Dervishi i përgjigjet Dostit: Mbron ata që përbaltën Shqipërinë ne Europë

Futboll

Dervishi i përgjigjet Dostit: Mbron ata që përbaltën Shqipërinë ne Europë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 12:18
Dervishi i përgjigjet Dostit: Mbron ata që përbaltën Shqipërinë ne Europë

Pas kritikave të ashpra të gazetarit Adriatik Dosti, ka ardhur edhe reagimi me të njëjtën monedhë i ish-drejtorit të Partizanit, Dritan Dervishi.

Dosti e quajti Dervishin si “babalen” e Partizanit dhe kërkoi që Komisioni i Etikës ta dënojë pasi ai përdoret nga Olsi Rama dhe Erjon Braçe. Ndërkohë që në reagimin e tij, ish-drejtori sportiv, i cili aktualisht është pjesë e klubit italian, Hellas Verona, e ka quajtur dështak gazetarin dhe mbrojtës së atyre që përbaltën Shqipërinë në Europë, në këtë rast e ka fjalën për Skënderbeun.

"Pergjigjja e padeshiruar per nje gazetar te deshperuar ! Si fillim, nuk doja te pergjigjesha, pasi nuk doja te ulja nivelin tim me ate te nje gazetari medioker qe merr mundimin dhe komenton kampionatin shqiptar dhe ngjarjet e tij nga nje oqean larg.

Nuk dua te futem shume ne aspektin personal, se nuk marr persiper te gjykoj fushen e gazetaris, nuk jam specialist per ate pune, pavarësisht se gabimet ortografike me vrasin shume syte dhe mua, nje “injoranti” qe nuk merr vesh asgje ne kete jete ne syte e te shumediturit, “gazetar”.

Ne ate foto qe ti ke nxjerr me sheh me gjak, nuk isha une iniciator, por nuk te ve faj, pasi ti e sheh me optiken e nje oqeani larg. Isha zyrtari i nje klubi e mbrojta nderin dhe emblemen e klubit qe punoj. Ashtu si mund ta bej tani per Hellas Veronen, apo mund ta beja te Kukesi kur isha drejtues.

Mua nuk me ka dhuruar kush gje ne jete, e kam arritur me gjak dhe pune. Aq me teper qe te jem “fryre” nga Brace me shoke, politika nuk ka vend ne sport, (dhe un nuk kam teser partie si ty )

mendoj une si Dritan Dervishi!

Cdokush eshte i lire te beje tifozllëk, por s’ka lidhje politika ne sport.

Per te te rifreskuar memorien,  me duhet te them se jeni injorant, pasi perndryshe nuk do te shkruaje i nxitur dhe fryre nga personat qe mund te te mbajne me te mira.

Do te lexoje dhe do ta shihje se une, gjate kohes qe isha drejtues, solla ne ekipet ku isha Ylber Ramadanin dhe Sindrit Gurin (Pervec emrave te tjere), dy lojtare qe firmosen dhe fale ndihmes se bashkepunetoreve te mi, pasi nuk punoj vetem.

A kam gabuar ndokund ne karriere, sigurisht, por nuk do te bej gabimin me te madh qe te ulem ne nivelin e nje te shituri , me fjalor rruge dhe nje gazetari qe gjykon nga nje oqean larg,

shkurt, nje gazetar deshtak ,

Ti  njeh vetem vullgaritetin prej rrugaci dhe din te besh  avokatin e atyre qe kan perbaltur futbollin shqiptar ne europe ,

si ty shoku Adriatik!!!", shkruan Dervishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat