Klopp: Shaqiri, shembulli më i mirë në botë për merkato

Futboll

Klopp: Shaqiri, shembulli më i mirë në botë për merkato

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 15:46
Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqiri

Jurgen Klopp beson se futbolli anglez duhet të përqëndrohet te nënshkrimet e lira.

Klopp thotë se qëndrimi ndaj transferimeve në Premier Ligë është në kontrast i fortë me Bundesligën.

“Nuk mendoj se kultura gjermane e futbollit do të toleronte transferimet prej 150 milionë eurosh. Ata nuk duan asgjë më shumë se një transferim të lirë, “i tha ai për SPORT1.

“Pamja në Angli është e ndryshme. Nëse një lojtar nuk kushton shtrenjtë, ekziston dyshimi se ai mund të jetë i padobishëm”.

“Për shembull, kishte shumë pyetje (në Angli) për interesin tonë në Xherdan Shaqiri.

“Ne kemi paguar 13 milionë funte për atë pasi ai u zhvendos nga Stoke. Por ai është një lojtar fantastik dhe tani të gjithë në klub e duan atë. Në krahasim me Gjermaninë, është me të vërtetë ndryshe”.

“Më kujtohet pak vite më parë, tema e të gjithëve në Gjermani ishte shuma e parave, rreth 100 milionë euro, që Bayern Munchen thuhej të kishte në rezervë. Këto ditë ju nuk do të merrni edhe një gjysmë Neymar për këtë”, ka thënë trajneri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat