Keita: Inter nuk ishte një zgjedhje e vështirë

Futboll

Keita: Inter nuk ishte një zgjedhje e vështirë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 15:59
Keita: Inter nuk ishte një zgjedhje e vështirë

Keita Balde Diao shpjegon vendimin e tij për t’u larguar nga Monaco pas vetëm një sezoni. Sulmuesi i është bashkuar Zikaltërve këtë verë, vetëm 12 muaj pasi u largua nga Lazio për Ligue 1. “Kur të vjen një ofertë nga një klub si Inter, nuk është një zgjedhje e vështirë,” shprehet Keita gjatë prezantimit ditën e enjte. “Isha shumë i lumtur te Monaco dhe i falënderoj, ashtu siç falënderoj Inter që më solli këtu. “Jam një lojtar që do të jetë protagonist, erdha këtu për të qenë një lojtar i rëndësishëm.

“Spalletti është një trajner me eksperiencë të madhe. Mendoj se mund të përmirësohem shumë nën drejtimin e tij.

“Nuk kam një pozicion të preferuar, mendoj se mund të luaj te të katër pozicionet e sulmit. Të gjithë duhet të luajnë si me ashtu edhe pa topin në zotërim.

“Torino? Jemi gati, nuk mund të humbasim qetësinë pas humbjes në ndeshjen e parë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat