Një avion me qira, për pakënaqësitë ndaj drejtuesve të Man. United

Futboll

Një avion me qira, për pakënaqësitë ndaj drejtuesve të Man. United

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 20:55
Për Manchester United nuk ka paqe! Pakënaqësitë e shprehura nga trajneri Jose Mourinho

Për Manchester United nuk ka paqe! Pakënaqësitë e shprehura nga trajneri Jose Mourinho përkundrejt një merkatoje të varfër dhe shumë poshtë pritshmërive të tij, tashmë po shkakton pasoja negative në të gjithë ambientin e “djajve të kuq”, veçanërisht mes tifozëve.

Sipas asaj që publikojnë tabloidët britanikë, mbështetësit më fanatikë të Manchester United kanë prenotuar një avion, i cili me rastin e ndeshjes në transfertë me Burnleyn, më 2 shtator, do të fluturojë mbi stadium me një parullë të çuditshme pakënaqësie.

Në të shkruhet “Ed Out – LUGH”, që nënkupton “Të largohet Ed – Dashurojmë United, urrejmë Glazers”.

Një parullë që ngrihet në nivelin e “shpalljes së luftës” kundër drejtuesve amerikanë të klubit britanik, veçanërisht ndaj zv.presidentit ekzekutiv Ed Woodward, i cili konsiderohet si përgjegjësi kryesor i merkatos “amatore”.

E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Pogba duket se ka shprehur pakënaqësitë e tij, duke i kërkuar klubit ta nxjerrin në shitje. Një lamtumirë që do të përkeqësonte edhe më shumë raportet mes drejtuesve, trajnerit dhe tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat