Igli Tare në takim me dy serbë, tregon se është drejtor i madh

Futboll

Igli Tare në takim me dy serbë, tregon se është drejtor i madh

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 10:28
Igli Tare

Igli Tare e ka dëshmuar edhe në këtë afat kalimtar se është një nga drejtorët më të mirë në futbollin evropian.

Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka arritur që të mbajë në skuadër njërin nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, serbin Milinkovic Savic.

Tare pritet të takohet sot me lojtarin dhe agjentin e tij, ish yllin serb, Matea Kezman ku pritet të nënshkruhet kontrata e re.

Tare kishte thënë se pranon shitjen e Savic vetëm nëse ndonjë skuadër është e gatshme të bëjë ofertë të çmendur për të.

PSG, Manchester United, Juventus, Milan ishin vetëm disa nga skuadrat e interesuara për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat