Ademi ngushëllon gjyqtarin Berisha për vdekjen tragjike të djalit të tij

Futboll

Ademi ngushëllon gjyqtarin Berisha për vdekjen tragjike të djalit të tij

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 11:59
Ilustrim

E nderuara familje e Fatlum Berishës! Lajmi për vdekjen tragjike e të hershme të djalit tuaj Drenit, na ka trishtuar e pikëlluar  të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve, Gjyqtarëve të futbollit e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.

Dreni po ndiqte gjurmët e babait Fatlumit, duke u dashuruar që në vegjëli në lojën e futbollit dhe kishte nisur të zë shtat, por vdekja e mori në lulen e rinisë, duke ja ndërprerë ëndrrën djaloshare. Ndonëse, jetoi shkurt, Dreni la mbresa të një djali me virtyte të mrekullueshme, tipare të një futbollisti që premtonte dhe të një nxënësi të shkëlqyer e të nderuar ndër bashkëmoshatarët e vet. Duke qenë një çun kaq komplet, si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

Prandaj, në këto momente të dhembjes tuaj, jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë humbjen e më të dashurit tuaj, shkruan Agim Ademi, president i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat