Sejdini: Së shpejti Kuvend për ndryshimin e statutit

Futboll

Sejdini: Së shpejti Kuvend për ndryshimin e statutit

Nga: Shaban Sinani Më: 24 gusht 2018 Në ora: 14:10
Sejdini: Së shpejti Kuvend për ndryshimin e statutit

Pas dorëheqjes së numrit një të futbollit vendor Ilço Gjorgjioski, posti i presidentit të FFM-së, ka mbetur vakant. Në bazë të nenit  93  të Statutit të  FFM-së të gjitha ingerencat në Federatë i merë zëvendës kryetari.  Kështuqë  Muhamed Sejdini bëhet kuadri i parë shqiptar që do të drejtojë federatën më të pasur sportive në vend.  Për arsyet e anulimit të  Kuvendit  të jashtëzakonshëm të caktuar për 1 shtator, Muhamed Sejdini  për ART Channel, deklaroi:  “Nga katër kandidatët e paraqitur për kryetar të  FFM-së, tre nga ato nuk i përmbushën kushtet dhe  komisioni zgjedhor i hodhi poshtë ashtu si edhe  komisioni i shkallës së dytë, kështu që vetëm njëri  kandidat i përmbushte  kushtet zashko Tasev. Por ai me shkrim në arkivin e FFM-së e tërhoqi kandidaturën, kështu që  mbetëm pa asnjë kandidatë. Në momentin  që mbetëm pa  asnjë  kandidatë  është e pakuptimtë që të mbahet  ky Kuvend. Në momentin që mbetet pa asnjë  kandidat është e pakuptimt që të mbahet ky kuvend nëse rendi  ditës  dërgohet një muaj përpara”.

Para se të thirret Kuvendi i ri zgjedhor, në një kuvend tjetër do të bëhen ndryshime të disa pikave në Statutin e FFM-së. Ndryshimet në statut do të kontribuojnë që Statuti i FFM-së, të jetë shumë më demokratik se ky që është për momentin. Domethënë pritet që punën e FFM-së, do ta bëjnë më transparente.

 “ T’u mundësohet kandidatëve që të hynë fillimisht si delegatë brenda në kuvend, po do të jetë e kufizuar e jo të jetë ajo se mund të ndryshohen të gjithë delegatët. Do të ketë në të gjitha LFK kuvende që të mund  të bëjnë ndryshime. Pasi dihet që secili kandidat në  Kuvendin e FFM-së e ka mandatin 4 vjeçar ”

Pyetjes se sa janë gjasat që Muhamed Sejdini të konkurron  për postin e kryetarit të FFM-së, ai theksoi .

 “Do të konsultohemi me bashkëpunëtorët e mi, nuk do të japi fjalën, por nëse ka ndonjë opsion pse jo”

Ushtruesi i detyrës kryetar i FFM-së theksoi se ai dhe FFM-ja do të  përkrahin kandidaturën e Aleksandar Ceferin për tu rizgjedhur kryetar i  UEFA-s, këtë do ta bëjnë në mbledhjen e komitetit për urgjencë ku edhe zyrtarisht do të japin përkrahje atij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat