Fili pranë Skënderbeut

Futboll

Fili pranë Skënderbeut

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 15:17
Fili pranë Skënderbeut

Realdo Fili ishte një nga sulmuesit e lirë në treg. Futbollisti u largua nga ekipi i Kamzës pas 6 muajve të kaluar në këtë skuadër. 22-vjeçari pati një vit të vështirë, pasi fillimin e sezonit të kaluar e kishte mjaft të ashpër me skuadrën e Partizanit deri sa u largua me sherr nga “demat”, ndërsa te Kamza bëri më mirë. Ai shënoi 2 gola në 17 ndeshje të luajtura, nga të cilat 13 i nisi si titullar.

Sulmuesi ishte në Izrael dhe u mendua se do të gjente marrëveshjen me ndonjë klub në këtë shtet, por duket se do të rikthehet sërish në Shqipëri. Supersport bën me dije se lojtari ka arritur marrëveshjen me klubin korçar. Ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. Ky i fundit ka nevojë për një sulmues, pasi nuk ka garanci me Krasniqin dhe Oto Xhonin, prandaj afrimi i Filit mund të cilësohet mjaft i goditur.

22-vjeçari ka eksperiencë në kampionatin shqiptar. Fieraku është produkt i Apolonisë ku u evidentua për cilësitë e tij. Fili kaloi më pas te skuadra e Partizanit ku qëndroi për 2 sezone e gjysmë. Më pas kaloi 6 muaj te skuadra e Kamzës, e duket se do të gjejë “strehë” te skuadra e Skënderbeut. Ende nuk ka diçka zyrtare, por referuar Supersportit gjithçka është e kryer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat