Sarri e konfirmon të ardhmen e Loftus-Cheek

Futboll

Sarri e konfirmon të ardhmen e Loftus-Cheek

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 15:50
Loftus-Cheek

Maurizio Sarri e ka konfirmuar qëndrimin e Ruben Loftus-Cheek në Chelsea.

Anglezi ka qenë i lidhur me një largim nga Londra në formë të huazimit, mirëpo trajneri Italian ka vendosur që ta mbajë lojtarin në “Stamford Bridge”.

“Mendoj që Loftus-Cheek do të mbetet me ne, mund të flasim për të përsëri por vetëm në dhjetor”, ka thënë Sarri.

22-vjeçari në stinorin e kaluar ka qenë i huazuar te Crystal Palace ku i ka bërë 25 paraqitje dhe ka shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat