Futbollisti i mirënjohur mitrovicas, lamtumirë lojës aktive

Futboll

Futbollisti i mirënjohur mitrovicas, lamtumirë lojës aktive

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 17:38
Shpëtim Idrizi

Të dielën (16.45) në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, zhvillohet java e 2-të kampionale e IPKO Superliga e Kosovës në futboll, mes Trepçës '89 dhe Prishtinës.  “Pikërisht në këtë ndeshje derbi të javës përshëndetet nga futbolli aktiv, futbollisti i mirënjohur dhe doajeni i klubit KF Trepça '89 Shpëtim Idrizi. Shpëtimi që në moshën 17- vjeçare debutoi në KF Trepçën '89 dhe nga edicioni 1999/2000 e deri në ditët e sotme të edicionit 2018/2019 ishte futbollist standard dhe zhvilloi në total 665 ndeshje Kampionale dhe për Kupën e Republikës së Kosovës duke shënuar gjithsej 163 gola.

Edhe pas shumë ofertave joshëse nga klubet tjera brenda dhe jashtë Kosovës, përgjigja e Shpëtimit ishte JO dhe ai mbetet besnik Klubit përplot 20 vite.

Shputa siç e thërrasin të gjithë bashkëlojtarët dhe simpatizuesit emërohet kapiten i skuadrës që nga viti 2009 e deri më sot.

Gjatë karrierës së TIJ të bujshme Shputa ishte shembull për të mirë, angazhim dhe sjellje të jashtëzakonshme brenda dhe jashtë fushës së gjelbër.

Gjatë kësaj periudhe kohore Kapiteni krijoj edhe Familje të lumtur dhe gjithnjë edhe nga Prindërit e Tij shumë të respektuar dhe nga Familja ka pasur gjithmonë përkrahjen në të gjitha aspektet.

Krahas futbollit Shpëtimi ka arritur që të diplomoj në Fakultetin e Shkencave të Edukatës Fizike dhe mban titullin e Profesorit të Edukatës Fizike.

Kontributi i Shpëtimit të KF Trepça'89 FC lidhet edhe me trofetë të cilat i ka Klubi gjatë periudhës sa Kapiteni ishte pjesë e Klubit:

Edicioni 2011/2012 Kupa dhe Super Kupa

Edicioni 2016/2017 Kampion dhe Super Kupa

Gjashtë herë nënkampion i Kampionatit.

Edhe pas ndeshjes lamtumirëse Shpëtim Idrizi nuk largohet nga klubi, Kryesia e Klubit ka vendosur që ta emëroj për trajner të ekipit Junior si dhe si asistent i Shtabit teknik të klubit”, thuhet nga KF Trepça ’89.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat