Gattuso përgatit debutimin

Futboll

Gattuso përgatit debutimin

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:19
Gattuso përgatit debutimin

Të shtunën në mbrëmje do të debutojë në Serinë A skuadra e Milanit, e cila do të luajë në “San Paolo” ndaj Napolit, një ndeshje e vështirë për kuqezinjtë, që do të luajnë 90 minutat e parë sezonale. “Napoli i sotëm është ende shumë i ngjashëm me atë të sarrit, pasi Ancelotti nuk ka patur shumë kohë në dispozicion për ta ndryshuar tërësisht skuadrën. Ndaj, mund të përfitojmë nga situata, nga fakti që Napoli po ndryshon skema e strategji për ta goditur e shënuar. Por për të fituar në “San Paolo” nuk mjafton vetëm Higuain”, u shpreh Gennaro Gattuso, trajneri i Milanit.

Duke folur për marrëdhënien që ka me trajnerin e Napolit, Carlo Ancelotti, dikur edhe trajner i tij, Gattuso shton: “Marrëdhënia mes nesh nuk ka ndryshuar në këto vite. Për mua është më shuymë se sa një trajner. Ai është mjeshtri, ndërsa unë jam ende duke ngrënë ëmbëlsira, por në Napoli do të shkojmë për të treguar se këtë sezon kemi të tjera ambicje. Shpresoj që të kthehemi në Milano me pikë, por ajo që më intereson është se dua të shoh në fushë një Milan që luan me personalitet, që nuk tërhiqet para vështirësive. Ndaj do të luajmë për fitore deri në fund”, tha Gattuso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat