Loris Karius largohet nga Liverpooli, bëhet me skuadër të re

Futboll

Loris Karius largohet nga Liverpooli, bëhet me skuadër të re

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:44
Loris Karius

Loris Karius karrierën do ta vazhdojë në Superligën e Turqisë.

Skuadra turke ka konfirmuar transferimin e portierit gjerman nga Liverpooli.

Besiktas në ‘Twitter’ ka vendosur një fotografi të Karius, për t’i dëshiruar mirëseardhje.

25 vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga Liverpool prej kohësh, ndërsa me transferimin e Alisson Becker nga Roma, situata e tij në ‘Anfield Road’ veç sa u përkeqësua.

Karius te Liverpool është transferuar në vitin 2015 nga Mainz, ndërsa sezonin e fundit ishte fytyra tragjike e skuadrës së Jurgen Klopp duke bërë gabime të pafalshme në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat