Shotani: Ballkani me lojë ofensive

Futboll

Shotani: Ballkani me lojë ofensive

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:54
Shotani: Ballkani me lojë ofensive

Ballkani nga Theranda mëton të jetë befasi për të mirë e elitës së futbollit të Kosovës. Fitorja me rezultat minimal si mysafirë (në javën e kaluar) me rezultat 1:0 kundër Lirisë nga Prizreni, gjithsesi se ka futur frikë të skuadrat tjera.  Therandasit janë ekip mirë e komponuar dhe sapo e rikthyer në elitë. Kryetrajneri Bekim Shotani është i bindur se do të vargojnë rezultatet e mira në vazhdim të kampionatit. Synimet e tija janë që të ndërtojë lojë të bukur për syrin e shikuesit.

Si lojtari i 12-të pa dyshim janë edhe tifozët “Xhebrailat” , që i japin mbështetje në çdo takim. “Të them të drejtën startuam mirë. Kemi një ekip të komponuar me lojtarë me përvojë dhe të rinj. Ndeshja me Lirinë na ka motivuar shumë para përballjes me Llapin. Llapi  ka në përbërje lojtarë të nivelit të lartë pavarësisht humbjes që pësuan me Drenicën, neve nuk  guxon të na mashtron ajo. Ata kanë në përbërje një Mentor Zhdrellë, Behar Maliqin, një ish anëtar të përfaqësueses shqiptare si  Ahmed  Januzi, pastaj  Bujar Idrizin e rikthyer nga Shqipëria etj., kanë bërë një ekip shumë të mirë, kur i shtohet edhe  Bylbyl Sokoli, prej trajnerëve më të mirë, gjithsesi se duhet të jemi syçelë dhe të vazhdojmë me suksese që patëm në Ligën e Parë dhe tash tetë muaj nuk kemi pësuar humbje, që nga muaj shkurt, kjo na motivon dhe do të  mundohem të jemi sa më pozitiv”, thotë Shotani për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Therandasit janë të motivuar për fitoren e radhës dhe si përparësi e shohin se iu kthehen disa lojtarë.

“Si përparësi kundër Llapit është që na kthehet Topalli, pastaj Manevski që luajti vetëm dhjetë minuta kundër Lirisë dhe shënoi gol, megjithatë kemi edhe disa lojtarë me lëndime. Në përgjithësi kemi një grup të mirë, me 24 lojtarë dhe në të gjithë llogariti njëjtë. Ekipi është komponuar mirë në teknikë e taktikë dhe besojmë se do të japin maksimumin djelmoshat e mi”, ka thënë kryetrajneri i skuadrës therandas.  Shotani shprehet se nuk janë në presion të takimit: “Absolut nuk jemi në presion, por do ta kishim atë sikurse ta humbshim ndeshjen me Lirinë. Fitorja në Prizreni na ka larguar nga presioni.

Pretendimet tona janë që të krijojmë lojëra të mira dhe të jemi befasi e kampionatit. Do të masim forcat tona ku jemi dhe do ta shohim me Llapin, ku jemi edhe vendas, kemi përkrahjen e tifozëve ‘Xhebrailat’, që janë lojtarë i 12-të”, theksoi Shotani.  A besoni se Ballkani mund të jetë në mesin e katër ekipeve të para? “Shumë trajnerë kalkulojnë tabelën nga fillimi, por unë jam i kënaqur me orarin sepse pas Llapit i shkojmë Feronikelit dhe na vjen Prishtina, kështu që do t’i masim forcat që në fillim ku jemi dhe a jemi pretendet me Prishtinën, Feronikelin, Dritën, Trepçën ’89 etj.  Varet krejt në 11 ndeshje e para, që do të jenë si termometër dhe një balancë çka kemi bërë gjatë kësaj faze përgatitore. Atmosfera është e mirë, kemi përkrahjen maksimale të udhëheqësisë, vëllezërve Kabashi, Arsim Kabashit dhe Baliut.

Me përforcimet që kemi marrë kemi krijuar grupin homogjen, që na ka frymëzuar edhe fitorja në Prizren. Cikli me 11 ndeshjet  e para do të jetë treguesi më i mirë se ku jemi, çka kemi bërë dhe se çka kemi punuar”, thotë Shotani. Therandasit janë ekip që shfaqin lojë ofensive: “Ballkani është i organizuar dhe me taktikën e lojës ofensive. Na duhet edhe një sulmues që na kish kryer punë, por javën e ardhshme pritet të vjen ai (po e hulumtojmë tregun) dhe do të kompletohemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat