Casiraghi: Ronaldo nuk do ti shënoi 40 gola në Itali

Futboll

Casiraghi: Ronaldo nuk do ti shënoi 40 gola në Itali

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 21:37
Pierluigi Casiraghi

Pierluigi Casiraghi nuk mendon që sulmuesi i Juventusit. Cristiano Ronaldo, nuk do të shënon 40 gola në sezon – “futbolli italianë dhe mbrojtja e jonë është ndryshe nga ajo në Spanjë”

Nënshkrimi i ri i bardhezinjëve ka shënuar se paku 40 gola në të gjitha garat në çdo sezon që nga viti 2009, dhe kjo kohë përfundoi në Real Madrid me 450 gola në 438 ndeshje.

Sezonin e kaluar, portugezi shënoi 26 gola në 27 paraqitje në La Liga, por Casiraghi nuk pret që këto numra ai ti këtë edhe në Serie A.

“Futbolli italian dhe mbrojtja e jonë janë të ndryshme nga Spanja”, tha ish sulmuesi i Juves dhe Lazios për Gazzeta della Sport.

“Ai është këtu të fiton, por nuk mendoj që do të shënoi 40 gola si në La Liga.

Casiraghi po ashtu ka dhënë verdiktin e tij për garuesit për çmimin për më së shumti gola, “Capocannoniere”, duke filluar nga Ciro Immobile.

“Ai është njëri prej sulmuesve më deciziv italian dhe fakti që ai dhe Milinkovic-Savic qëndruan tregon se Lazio mund ta përsërit lehtë sezonin e kaluar”.

“Gonzalo Higuain? Është një blerje e madhe për MIlan. Ai është një garanci, ai do të shënon shumë gola dhe do të këtë sezon të madh përpara. Sa për Arkadiusz Milik, ky mund të jetë viti që ai do të eksplodon. Ai ka të gjitha atributet që të jetë në krye. Për çmimin “Capocannoniere”, unë jam për Ciro Immobilen dhe [Andrea] Belottin”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat