Nëntë klube të interesuara për ta huazuar Vinicius Junior

Futboll

Nëntë klube të interesuara për ta huazuar Vinicius Junior

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 09:25
Vinicius Junior

Nëntë skuadra kanë treguar interesim për ta huazuar Vinicius Junior, pasi i riu ka mësuar se shumicën e kohës do ta kalojë me Real Madrid B.

Vinicius ka qenë shumë i zhgënjyer prej marrjes së këtij lajmi, por megjithatë nuk është i interesuar të largohet nga Santiago Bernabeu.

Por përfaqësuesit e tij nuk janë të lumtur me pozitën e lojtarit dhe kërkesën e drejtuesve të skuadrës që të luajë me Castilla, megjithë paraqitjet e mira në parasezon.

Rayo Vallecano, Valladolid, Betis, Real Sociedad, Leganés, Girona, Espanyol, Nantes dhe Udinese kanë shprehur interesim për shërbimet e brazilianit të talentuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat