Allegri s’do të hezitojë ta lë në bankë Ronaldo

Futboll

Allegri s’do të hezitojë ta lë në bankë Ronaldo

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 09:25
Cristiano Ronaldo

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka thënë të premten se nuk do të hezitojë ta lë në bankë Cristiano Ronaldo, nëse portugezit i duhet ta ruajë energjinë.

Ai ka konfirmuar se portugezi do të jetë titullar në takimin e të shtunës ndaj Lazio, ndeshje që do të jetë debutuese për të, por duke nënvizuar se gjërat mund të ndryshojnë.

“Ai duhet ta kuptojë se do të ketë ndeshje kur do t’i duhet të qëndrojë në bankë, ose të luajë vetëm gjysmë ore”.

“Edhe atij i duhet të pushojë. Tek Real Madrid është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u transferua tek Zonja e Vjetër gjatë afatit kalimtar të verës, pas nëntë vjetësh të kaluara tek Real Madrid, me të cilën skuadër u shpall katër herë kampion i Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat