Reali shet blerjen e bujshme?

Futboll

Reali shet blerjen e bujshme?

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 09:40
Vinicius Junior

Sulmuesi 18-vjeçar brazilianin Vinicius Junior, që u ble nga Real Madrid për 50 milionë euro nga skuadra e Flamengo në merkaton e verës, nuk ka gjetur hapësira dhe është dërguar të luajë te Real Madrid B.

Por, pavarësisht kësaj, për sulmuesin e talentuar nuk mungojnë ofertat. E përditshmtja spanjolle “AS” bën me dije se 9 skuadra janë interesuar për të marrë Vinicius, të gjitha në formë huazimi për një vit.

Ato janë ekipet spanjolle të Rayo Vallecano, Valladolid, Betis, Real Societad, Leganes, Girona dhe Espanyol, si dhe Nantes nga league 1 e Udineze nga Seria A. Dhe të gjitha shpresojnë që të arrijnë të bindin drejtuesit e klubit “merengues” që ta lënë të lirë lojtarin. 

Por duket se Vinicius nuk ka dëshirë të largohet nga Barcelona edhe pse do të luajë në skuadrën B. Madje braziliani ka thënë se është gati të luajë në ndeshjen ndaj Castilla në kategorinë e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat