Milan nis sot sezonin me ndeshjën kundër Napoli

Futboll

Milan nis sot sezonin me ndeshjën kundër Napoli

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 10:17
Ilustrim

Napoli do ta presë në shtëpi skuadrën e Milanit, në xhiron e dytë të Serie A-së.

Napoli në javën e parë arriti të merrte tre pikë në një udhëtim mjaftë të vështirë në Romë tek Lazio, kurse Milan nuk luajti fare pasi trazirave të cilat ndodhën në Gjenoa, të cilat u bënë shkak që edhe ndeshjes mes Genoas dhe Milan të shtyhet.

Milan me disa transferime të qëlluara gjatë afatit kalimtar të verës synon që këtë sezon të rikthehet në majat e futbollit Italian, por kjo do të jetë mjaftë e vështirë për klubin rosoner pasi qysh në ndeshjen e parë do të ndeshet kundër Napolit.

Një gjë e veçantë e kësaj ndeshje është se trajneri i Milanit Genaro Gattuso do të ndeshet me ish trajnerin e tij tek skuadra milanaze, Carlo Anceloti i cili morri drejtimin e Napolit këtë vit.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave për këtë ndeshje.

Napoli (4-3-3): Ospina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Rui; Allan, Hamsik, Zielinski; Callejon, Milik, Insigne.

AC Milan(4-3-3): G. Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli (C), Rodriguez; Kessie, Biglia, Bakayoko; Suso, Higuain, Bonaventura./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat