Kovac: Fillimi i mbarë gjysma e punës, edhe këtë vit pretendentë

Futboll

Kovac: Fillimi i mbarë gjysma e punës, edhe këtë vit pretendentë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 10:17
Niko Kovac

Bayern Mynih e nisi me fitore sezonin 2018-2019 në Bundesliga, duke mundur 3-1 Hoffenheim dhe duke marrë 3 pikët e para në kampionat. Trajneri kroat Niko Kovac u shpreh i kënaqur nga skuadra e tij dhe ky sukses, që i hap rrugën mbrojtjes së titullit kampion. “Ishte një ndeshje argëtuese dhe në fund e merituam fitoren. Hoffenheim luajti mirë dhe për 20 minuta në pjesën e dytë u mbrojt me kujdes, duke mos na lënë shumë hapësira. Ne dështuam shpesh të gjenin rrugën e duhur drejt fitores, por në fund ia dolëm mbanë, madje të realizojmë 3 gola”, tha Kovac.

Më tej, trajneri i skuadrës bavareze shprehet se kjo fitore ka rëndësi: “E rëndësishme është që e nisëm sezonin me këmbën e mbarë. Në pjesën e parë e dominuam lojën, duke mos i dhënë kundërshtarit shumë mundësi për të sulmuar. Por edhe në 15 minutat e fundit të takimit ishim të shkëlqyer, duke vënë në vështirësi kundërshtarin. Ndaj jam i kënaqur, pasi fituam dhe luajtëm mirë, duke kënaqur edhe fansat”, tha Kovac. Nota e vetme negative e këtij takimi për Bayern është dëmtimi i Coman, që mund të qëndrojë disa javë pushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat