Eriksenit i ka humbur durimi me Tottenham

Futboll

Eriksenit i ka humbur durimi me Tottenham

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 10:37
Mesfushori danez Christian Eriksen

Mesfushori danez Christian Eriksen ka qenë një nga emrat më të lakuar për t’u larguar nga skuadra e Tottenham në merkaton e verës, madje deri më 31 gusht ai mbetet ende një objektiv i skuadrës së Real Madrid.

 26-vjeçari danez ka ende edhe dy vite kontratë me Tottenham, skuadër ku ka zbarkuar për 11 milionë stërlina në vitin 2013, nga Ajax. Por për të rinovuar kontratën, Eriksen ka disa pretendime, mbi të gjitha rritja e rrogës.

Danezi ka bërë me dijse pretendon të njëjtën pagë si sulmuesi Harry Kane e portieri Hugo Lloris që të qëndrojë sërish te skuadra londineze. Kane ka një kontratë prej 300 mijë stërlinash në javë, plus bonuese, ndërkohë që edhe paga e Lloris do të rritet, pasi pritet t’i rinovohet kontrata.

Portieri ka hyrë në vitin e fundit të kontratës 3-vjeçare që ka me Tottenham dhe do të ketë një trajtim special nga klubi, duke qenë se është edhe kampion bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat