Interi nuk dorëzohet për Modric

Futboll

Interi nuk dorëzohet për Modric

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 11:18
Luka Modric

Inter nuk ka hequr dorë për Luka Modricin e Real Madridit, pasi pritet të tentojë për të sërish në muajin janar.

Kontrata e kroatit me Real Madridin përfundon në vitin 2020, dhe klubi spanjoll e ka bërë të qartë që nuk e ka ndërmend ta shes atë.

Mesfushori e ka shprehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar bashkëkombësve të tij në Milano, Ivan Perisicit, Marcelo Brozovicit dhe Sime Vrsaljkos, me të cilët shkoi deri në finale të Kupës së Botës ku pësuan disfatë nga Franca.

Edhe pse marrëdhëniet mes dy klubeve nuk janë aspak të mira, sipas Corriero dello Sports marrëveshja mund të arrihet në muajin janar.

Reali e ka paditur Interin në FIFA gjatë verës, duke thënë se klubi italian e ka kontaktuar Modricin pa dijen e tyre.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me situatën e Lukas deri në muajin janar, atëherë kur do të hapet afati kalimtar i transferimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat