Guardiola: Lojtarët e City ende nuk janë gati

Futboll

Guardiola: Lojtarët e City ende nuk janë gati

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 11:47
Pep Guardiola

Kampionët kanë shënuar tetë gola në dy ndeshjet e para të Premier Ligës, por trajneri i City mendon që skuadra e tij ende ka për të dhënë

Trajneri spanjoll nuk beson se skuadra e tij kampione është në tërë kapacitetin e saj deri pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare në shtator, me disa lojtarë të cilët sapo janë kthyer nga pushimet e që nuk janë gati për lojë.

“Problemi për ne është se nuk jemi larg, por ne ende nuk jemi gati”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Ne i shohim lojtarët duke shpenzuar shumë energji, normalisht rigjenerimi është më i shpejt, por atyre ju duhet më shumë kohë sepse ne nuk kishim shumë ndeshje parasezonale”.

“Lojtarët ankohen në probleme muskulore. Kjo është arsyeja pse Claudio dhe Kevin është jashtë, Fernandinho ende ka problem me një lëndim, që është  shfaqur pas fitores kundër Huddersfield”, përfundoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat