Klopp ka të njëjtin mendim si të Sarrit

Futboll

Klopp ka të njëjtin mendim si të Sarrit

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:15
Jurgen Klopp

Pas deklaratës së trajnerit italian Maurizio Sarri se kampionati i Premier League është më i bukur se Seria A një tjetër trajner i “huaj” e ka konfirmuar këtë gjë.

Jurgen Klopp, që ka triumfuar dy herë në Bundesliga me ekipin e Borussia Dortmund, ka deklaruar se për të është shumë më e vështirë të triumfojë në Premier me Liverpool. Trajneri gjerman synon që të realizojë këtë sezon ëndrrën e tij, në vitin e tretë si trajner i “reds” edhe pse e pranon se për të titulli kampion është një sfidë shumë e vështirë, ashtu sikurse për çdo trajner tjetër në Premier League.

“Një gjë është e sigurt, që Premier League është shumë më e fortë se Bundesliga, pasi nuk mund të ndodhë kurrë që një ekip të shpallet kampion për 6 sezone radhazi, siç ndodh në Gjermani me Bayern. Kampionati anglez është një sfidë për të gjithë dhe asnjë nuk e ka të lehtë të jetë superior gjatë gjithë kohës”, thotë Klopp, që këtë sezon e ka nisur mbarë me Liverpool, duke i fituar dy javët e para.

“Nuk dua të bëj krahasime, por nëse Bayern do të ishte në Premier nuk do t’i fitonte kurrë 7 tituj kampionë radhazi, siç ka ndodhur në Bundesliga. Edhe City nuk do të arrijë të bëjë të njëjtën gjë si vitin e kaluar. Ata arritën 100 pikë, por kjo është një gjë e rrallë, që nuk mund të ndodhë çdo vit. Jam i sigurt se ky sezon do të jetë i vështirë për të gjitha skuadrat dhe do të jetë një kampionat i hapur deri në fund, pasi ka shumë ekipe që mund ta fitojnë titullin”, u shpreh Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat