Befason Benitez: Ja kush do jetë fitues i Premier League këtë sezon

Futboll

Befason Benitez: Ja kush do jetë fitues i Premier League këtë sezon

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:34
Rafael Benitez

Trajneri i Newcastle, Rafael Benitez ka thënë se Chelsea, Manchester City dhe ish-skuadra e tij, Liverpooli, janë më favoritet për të triumfuar në këtë stinor të Premierligës.

Spanjolli e pret Chelsean në “ST James Park” këtë të diele dhe është i vetëdijshëm për kualitetin e skuadre londineze.

“Ndoshta në këtë moment, janë tre klube që mund të thuash se janë më përpara se të tjerët, për mua është Chelsea, Liverpooli dhe Manchester City”, ka thënë Benitezi.

“Këto skuadra kanë kualitet të mjaftueshëm për të bërë mirë”.

“Manchester Unitedi, Tottenhami dhe Arsenali, duhet të kthehen dhe t’i bëjnë gjërat mirë si më parë. Ata kanë kualitet në skuadrat e tyre dhe po ashtu mund të jenë konkurrentë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat