Japonia shpallet kampione e botës

Futboll

Japonia shpallet kampione e botës

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 15:55
Japonia shpallet kampione e botës

Japonia mundi Spanjën në finalen e madhe të Botërorit të femrave për moshat deri në 20 vjeç, duke marrë titullin e lakmuar mes festës dhe lotëve të gëzimit të sportisteve aziatike.

Vetëm 15 ditë pasi kishte humbur ndaj të njëjtit kundërshtar në fazën e grupeve, formacioni ishullor dominoi ndaj atyre iberike me shifrat 3-1.

Hinata Miyazawa, Saori Takarada dhe Fuka Nagano ishin autoret e golave për përfaqësuesen japoneze të femrave, në triumfin e parë të këtyre përmasave në historinë e futbollit.

Anglia, ndërkohë, siguroi medaljen e bronzit në turneun e zhvilluar në Francë, duke mundur me penallti ekipin pritës.

Futbollistet transalpine u dorëzuan nga pika e bardhë e 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat