City ndal hapin, barazim 1-1 ndaj Wolverhampton

Futboll

City ndal hapin, barazim 1-1 ndaj Wolverhampton

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 16:57
Manchester City lë pikët e para në kampionatin anglez të futbollit

Manchester City lë pikët e para në kampionatin anglez të futbollit.

Kampionët në fuqi të Anglisë barazuan 1-1 ndaj Wolverhampton në transfertë. Mund të konsiderohet më shumë një pikë e fituar sesa dy pikë të humbura për ekipin e Guardiolës, pasi kur duheshin rreth 20 minuta nga fundi ishin në disavantazh.

Në minutën e 57, Wolverhampton arriti të shënonte me Boly, pas një krosimi të Joao Moutinho. Manchester City u kundërpërgjigj në minutën e 69 me mbrojtësin Laporte, i cili shënoi me kokë pas ekzekutimit të një goditjeje standarde nga Gundogan.

Në minutën e pestë shtesë, Sergio Aguero mund t’i jepte 3 pikët Cityt, por goditja e tij u ndal në traversë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat